Ministry of Education and Sports

 

Ditën e sotme në Prishtinë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Ramë Likaj.

 

Gjatë takimit, të dy ministrat kanë biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij.

 

Në postimin e saj në “facebook”, Ministrja Shahini nënvizon se “për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor”.

 

“Na pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ja dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë”, shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.

 

 

https://www.facebook.com/shahinibesa/photos/a.1980487165541720/2623893987867698/?type=3