Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka vijuar me publikimin e disa prej punëve të mira të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të.

“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-tës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, nënvizon Ministrja Shahini në postimin e saj.

Ndër të tjera, ajo cilëson gjithashtu se jemi “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2653207878269642/?vh=e&extid=xyexGTGbWcb7dbAh&d=n