Ministry of Education and Sports

Në deklaratën e parë pas fillimit të detyrës si ministre, Evis Kushi ka deklaruar se detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punojë çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin e saj më të lartë.

“Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku” – shprehet ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/131221865359923/