Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi gjatë një takimi me disa të rinj praktikantë në MASR, u shpreh se që nga fillimi i tij në 2015-ën, rreth 3700 praktika pune janë zhvilluar dhe 800 të rinj janë punësuar në kuadër të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”,

“Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është konsoliduar nga viti në vit në zhvillimin e përvojave profesionale të të rinjve brenda institucioneve qendrore, vendore, ata të pavarura dhe shoqëri të ndryshme tregtare”, shtoi ajo.

“Ndërkohë, sot bashkëbisedova me disa prej të rinjve që kanë mbyllur praktikën gjatë 3 muajve të fundit pranë MASR. U gëzova ndërsa u shprehën se kanë pasur një përvojë shumë të mirë dhe njëkohësisht folëm se si programi mund të përmirësohet më tej në vijim”, shprehet ministrja Kushi.

“Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit në kuadër të Thirrjes së 5-të, rreth 200 praktikantët me performancën më të mirë do të përfitojnë kontrata pune 1-vjeçare, punësimi i të cilëve parashikohet të mbyllet brenda këtij muaji”, tha Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/133316285150481/?extid=0&d=n