Ministry of Education and Sports

1 000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi me këtë lajm të mirë e ka nisur takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët ka diskutuar mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 si dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhë pandemie.

“Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se rregullat zbatohen nga të gjithë”, tha Kushi.

Më tej, ministrja u shpreh se “sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor”.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/133031791845597/?extid=8AAKZ1hGqAWkuAiY&d=n