Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, nënshkroi me ambasadoren franceze, Christina Vasak një marrëveshje dhurimi për 1 mijë maska, të cilat do të shpërndahen sipas nevojave nëpër shkolla të ndryshme të vendit.

Ambasada Franceze në Tiranë që prej fillimit të shkollës ka dhuruar 4 mijë maska për nxënësit shqiptarë, dhe ky është dhurimi i dytë nga kjo ambasadë.

“Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm që lehtëson sadopak edhe mbarëvajtjen e këtij viti shkollor”, – shprehet Kushi në statusin e saj në Facebook.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/135532321595544/?extid=0&d=n