Ministry of Education and Sports

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi sjell shembullin e Kejsit, e cila është tejet e talentuar në fushën e pikturës dhe stilimit.

Ministrja Kushi thekson se “si Kejsi, ka shumë vajza model, të cilat meritojnë gjithmonë vëmendjen maksimale për t’i mbështetur dhe ndihmuar në fuqizimin e tyre në përballimin e sfidave të ndryshme që kanë përpara”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, zgjodha këtë foto me Kejsin, të cilën e takova para pak ditësh gjatë një vizite të zhvilluar në “Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë”. Ajo është në klasë të shtatë me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe ka aftësi e talent në shumë drejtime. Përveçse stilon dhe qep bukur, Kejsi ka aftësi shumë të mira në fushën e pikturës teksa ka përfaqësuar shpeshherë dhe denjësisht institucionin në ekspozita e sfilata të ndryshme”,- shprehet Kushi.

Ajo shton se si Kejsi, ka shumë vajza model, të cilat meritojnë gjithmonë vëmendjen maksimale për t’i mbështetur dhe ndihmuar në fuqizimin e tyre në përballimin e sfidave të ndryshme që kanë përpara.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/136054024876707