Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Evis Kushi, është takuar me sportistët fitues të Kampionatit Kombëtar të Notit, një aktivitet i zhvilluar bashkë me sportistë nga Kosova mes datave 10-12 shtator, 2020.

Ajo ka diskutuar me notarët e rinj mbi përvojën e tyre në kampionatin e zhvilluar së bashku me sportistët nga Kosova.

“Ku ka më mirë se të gjendesh mes kampionësh. Mbeta tejet e kënaqur kur mësova se pavarësisht kohës relativisht të gjatë pa stërvitje në pishinë për shkak të pandemisë, përsëri ata kanë arritur një performancë shumë të mirë gjatë garave. Një bravo të madhe të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!”- shkruan Kushi në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/136600614822048/?extid=0&d=n