Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka ndalur sot në Korçë, konkretisht në shkollën 9-vjeçare “Kiço Grabocka” të Drenovës, ku ka shpërndarë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive.

“Sot, bashkë me Kryetarin Sotiraq Filo shpërndamë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive të shkollës 9-vjeçare “Kiço Grabocka” në Drenovë të Korçës. E lumtur që nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle janë të ndërgjegjshëm për masat anti-COVID dhe po i respektojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme” – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/142301070918669/?d=n