Ministry of Education and Sports

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi këtë herë u ndal në Shkodër, ku ka vijuar me inspektime në disa shkolla dhe ka shpërndarë tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive që vijnë nga familje në nevojë.

 

“Bashkë me kolegen time deputete Senida Mesi, sot shpërndamë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive të shkollës 9-vjeçare ‘Dom Mikel Gjergji’ në Beltojë të Shkodrës”- shkruan ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

 

“Bashkëbiseduam me ta se si mund t’u vijnë në ndihmë këto tableta nëpërmjet platformës ‘Akademi.al’, si dhe dakorduam të gjithë mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës dhe kujdesit ndaj higjienës, si mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit në këtë kohë aspak të lehtë” – nënvizon ministrja.

 

Krahas shkollës “Dom Mikel Gjergji, ministrja Kushi ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia” dhe gjimnazin “Oso Kuka”, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e mësimdhënies dhe zbatimin e masave anti-Covid.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/146127763869333/?d=n