Ministry of Education and Sports

“Sa emocion më dhuruan sot sytë e qeshur e të gëzuar të fëmijëve në shkollën 9-vjeçare “Qenam” në Tiranë, teksa bashkë me kolegun tim deputet Xhemal Qefalia u shpërndamë me shumë dashuri tableta digjitale për të përforcuar njohuritë e tyre mësimore”.

Kështu shprehet Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi për vizitën e sotme që bëri në një nga shkollat në periferi të kryeqytetit, ku ka shpërndarë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive.

“Me të vërtetë godina nuk ishte në kushte shumë të mira, por u kënaqa pa masë nga mikpritja e përkushtimi që reflektonin ekipi i mësuesve të kësaj shkolle, si dhe ndërgjegjësimi i lartë që kishin nxënësit në respektimin e masave anti-COVID. Faleminderit me zemër dhe suksese gjatë këtij viti shkollor!” – shkruan Kushi në statusin e saj në Facebook.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/148836806931762/?d=n