Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ishte në Ndroq për të ndjekur nga afër zbatimin e masave anti-COVID, procesin mësimor, si dhe për të shpërndarë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive.

Në një status në Facebook, Ministrja Kushi shkruan se:

“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Ymer Kurti’ në Ndroq të Tiranës janë një dashuri e vërtetë. Të zgjuar, të sjellshëm dhe për më tepër shumë të ndërgjegjshëm në respektimin e masave anti-COVID. Bashkë me deputetin Arben Pëllumbi i takuam dhe u shpërndamë tableta digjitale që të kenë më shumë mundësi të përforcojnë njohuritë e tyre mësimore”.

Njëkohësisht, ajo nuk lë pa shprehur mirënjohje të sinqertë edhe për mësuesit, të cilët janë çdo ditë në frontin e sakrificës dhe shërbejnë me përkushtim për edukimin e fëmijëve.

Gjithëpërfshirja në arsim është një nga shtyllat bazë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe në fokus të vazhdueshëm. Ky proces u mundëson kushte të ngjashme të gjithë nxënësve, pa përjashtim nga aftësitë apo karakteristikat e tjera, që të vijojnë mësimin në kushte sa më optimale.

Ndroq, Tiranë (inspektim dhe tableta digjitale)

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/150586196756823/?d=n