Ministry of Education and Sports

Në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të vizitojë Institutin e Fëmijëve që Nuk Shikojnë.

Qëllimi i vizitës së Znj. Kushi ishte për të parë më nga afër kushtet ku nxënësit e këtij instituti mësojnë dhe për t’u njohur gjithashtu me nevojat ku kërkohet edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

“Jam e lumtur që hasa një ekip me përvojë e shumë të përkushtuar, me ne krye Emilianon, i cili shërben si frymëzim për nxënësit e këtij instituti, që të kenë më shumë besim se mund t’ia dalin në jetë” – nënvizon Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ajo cilëson se “Ky ekip jeton e punon çdo ditë me kauzën madhore të shërbimit ndaj fëmijëve që nuk shikojnë. Për ta, ky institut me vlerë të veçantë është si një shtëpi e dytë, dhe unë personalisht, u ofrova gjithë gatishmërinë time të plotë për t’i dëgjuar në çdo moment e për t’i mbështetur sa herë nevojitet”.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/151428226672620/?d=n