Ministry of Education and Sports

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka marrë pjesë në një aktivitet sportiv në Elbasan të organizuar nga “Special Olympics Albania” për fëmijët me aftësi ndryshe, ku janë krijuar stacione sportive në disiplina si: basketbolli, volejbolli, ping-pongu, badminton etj.

“Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në aktivitetin sportiv të organizuar nga “Special Olympics Albania” në Elbasan me fëmijë me aftësi ndryshe, ku kaluam momente shumë të gëzueshme me ata që kanë nevojë gjithmonë për vëmendjen e veçantë të secilit prej nesh” – shprehet Ministrja Kushi.

Ajo nënvizon gjithashtu se “gjithëpërfshirja është prioritet madhor i MASR, prandaj shpreh edhe mirënjohjen ndaj kësaj organizate për kontributin që jep në integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në jetën sociale dhe sportive”.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/175510667597709/