Ministry of Education and Sports

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter.

“Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës” – shprehet Ministrja Kushi.

Ministrja Kushi cilëson së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve:

“Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – nënvizon ajo.

Gjatë takimit të sotëm, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/211735570641885/?d=n