Ministry of Education and Sports

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi i është bashkuar një videoje me mesazhe sensibilizuese që ka në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave.

Në lidhje me videon e ideuar dhe përgatitur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Ministrja Kushi shprehet se: “Iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës #hapiudhëvajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”

Gjithashtu, në postimin e saj Kushi gjen rastin edhe një inkurajim të fortë për gratë dhe vajzat në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave:

“Ndërkohë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre, si dhe të promovojë barazinë gjinore në çdo fushë të shoqërisë”.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/910356663046459