Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale.

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar”.

Ajo nënvizon se: “para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi thotë se në fokus të takimit kanë qenë gjithashtu zhvillimi prof­esional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhën­ies.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=347105153881173&id=100057450729783