Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social.

Këtë shqetësim Ministrja Kushi e kishte ngritur edhe më parë disa herë, ku më e fundit ishte para disa ditësh në aktivitetin e prezantimit të projektit “Shkollat për Shëndetin”, ku vuri në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si dhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Statusi i ministres Kushi:

Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=362024672389221&id=100057450729783