Ministry of Education and Sports

Dita Olimpike bëri bashkë në sheshin “Nënë Tereza” rreth 150 nxënës nga shkollat “Qemal Stafa”, “Jeronim de Rada” dhe “Hasan Vogli” së bashku me mësuesit e tyre. Në këtë organizim sportiv ku u prezantua Stafeta e Vlerave me flakën dhe rrathët olimpikë, merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe presidenti i KOKSH Fidel Ylli.

Ministrja Kushi falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet për promovimin e vlerave të sportit, që shërbejnë për një shoqëri më të paqësore e më të shëndetshme.

Gjatë fjalës së saj ministrja shprehu shqetësimin për fëmijët të cilët kalojnë një kohë të gjatë para pajisjeve elektronike, duke shprehur nevojën e përditshme të nxënësve për aktivitet fizik.

Pjesëmarrja e tyre në sport u jep mundësi të rrisin aftësitë fizike dhe ndër-personale. Gjithashtu, sporti është një parandalues i mirë i fenomeneve negative shoqërore për të rinjtë, si bullizmi, përdorimi i drogës dhe alkoolit, demonstrimi i sjelljeve të dhunshme. Ndaj dhe vëmendja dhe ndjeshmëria ndaj zhvillimit të sportit shkollor është mjaft e lartë.

Në politikat e zhvillimit të sportit shkollor, MAS u ka kushtuar një vëmendje të veçantë masivizimit të sportit, rritjes së vlerave sportive dhe gjithëpërfshirjes për të gjitha grup-moshat, përfshirë edhe nxënësit me aftësi ndryshe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0RZP9v6ifhUDiVfwH8BRCK5ZDNDNt35PBm9BmaU5V9EZibZThVeFZZDzmeRZohGuKl