Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me deputeten Mimi Kodheli kanë bërë vizitën e parë në shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë.

Në një status në rrjete sociale znj. Kushi shkruan se hapja për herë të parë e shkollës së mesme me orientim teknologji dhe TIK për nxënësit që nuk dëgjojnë  është një nga lajmet më të bukura të këtij viti të ri shkollor.

 

“E lumtur ta ndaja këtë moment me Mimi Kodhelin dhe të gjithë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, me premtimin që do të bëjmë çdo ditë më shumë për të gjithë nxënësit me aftësi ndryshe në të gjithë Shqipërinë,” – shton ministrja.

 

Këtë vit shkollor do të jenë 20 nxënës, 11 vajza dhe 9 djem, ose dy klasa që do të mësojnë Teknologji, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, si dhe aftësim në programim. 7 nxënës janë nga Tirana, ndërsa të tjerët janë nga rrethet të cilët akomodohen në konvikt.

 

Të gjithë nxënësit që mbarojnë me sukses Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, tashmë kenë mundësinë që të vijojnë me arsimin e mesëm. Ky institut këtë vit ka 62 nxënës, 40 vajza 22 djem.

 

https://fb.watch/fAfaiW5cYk/