Ministry of Education and Sports

Në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një takim me anëtarët e grupit ndërinstitucional për integrimin evropian, në lidhje me kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor” dhe kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një postim në rrjete sociale ka nënvizuar se gjatë këtij takimi theksi u vendos në rëndësinë e këtij momenti për intensifikimin e punës në përmbushje të detyrave dhe rekomandimeve drejt integrimit evropian.

Pjesë e takimit ishin rreth 70 përfaqësues nga institucione të ndryshme të varësisë nga disa ministri, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Arsimi Profesional, INSTAT e shumë instanca të ndryshme.

 

Kjo mbledhje me anëtarët e grupit ndërinstitucional vjen para takimit në Bruksel, i cili do të mbahet së shpejti edhe për kapitujt 25dhe 26, ku pritet të diskutohet për nevojat në lidhje me secilin prej rekomandimeve me qëllim përafrimin e legjislacionin me BE-në.

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit është institucioni lider për të dy kapitujt 25 dhe 26, ku përfshihet Shkenca dhe Kërkimi Shkencor, Arsimi, Rinia, Sportet dhe Politikat Kulturore.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid05YewxxHdEHpMEnn9XT25ejcbqjGYvWpwZVw7RosjzeZqRYFxCTybUfcA9o7CQacwl