Ministry of Education and Sports

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka diplomuar 1700 studentë Bachelor dhe Master. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, rektorja e UAMD Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, rektori i UT Prof. Dr. Artan Hoxha, rektori i UBT Fatbardh Sallaku, etj.

 

Ministrja Kushi në fjalën e saj u shpreh se Universiteti i Durrësit edhe pse nuk ka moshën e universiteteve të tjera në vend, po ecën me ritme të shpejta dhe konkuron denjësisht në Shqipëri, rajon e më gjerë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Por fokusin më të veçantë znj. Kushi e kishte për krizën globale të energjisë, inflacionin e luftës që po prek vendet e ndryshme, si dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin  e të rinjve e të rejave.

 

“Pas diplomimit me sukses misioni juaj është akoma më i madh. Kjo krizë kërkon mobilizimin e të gjithëve, kërkon aftësi, ide, energji, talent për të gjetur zgjidhje. E kush mund ta bëjë më mirë këtë, ju që jeni të pajisur me njohuritë reja, keni freskinë, kreativitetin dhe gjithçka që duhet për t’i shërbyer vendit.”

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ministrja Kushi më tej përgëzoi universitetin për ecurinë e mirë në procesin e ndërkombëtarizimit që i ndihmon studentët të kenë diploma më me vlerë, si dhe foli për programin e ri të doktoraturës, për programet e përshtatura me nevojat dhe dinamikat e tregut të punës, për projektet e reja të kërkimit shkencor në UAMD që do të financohen nga shteti, etj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=566685831923103&id=100057450729783