Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann. Në qendër të bisedës së këtij takimi mes Ministres Kushi dhe Ambasadores Hohmann ishte vlerësimi i ecurisë së projekteve të përbashkëta që Shqipëria ka mee Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë i ministres:

“Kënaqësi të prisja në MAS Ambasadoren e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann, me të cilën diskutuam rreth bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit.

Shpreha mirënjohjen tonë për projektet “EU4Schools”, “EU4InclusiveEducation”, programin ErasmusPlus, si dhe kontributin me vlerë në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare”.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02LSHt4nEDjxkxdCZKpMjYufRjXE93SnSpoMLJ9ZN2wBGN2AsxPpAApvJbsvFvR3X2l&id=100057450729783