Ministry of Education and Sports

PIKAT KRYESORE TË FJALËS SË MINISTRES KUSHI

Dua të theksoj që në vitin e kaluar ngritëm një grup pune që analizoi shumë elemente të procesit të Maturës Shtetërore dhe grupi i punës ka qenë në komunikim dhe me mësues, dhe me maturantë, edhe me ekspertë të arsimit.

Tani ju, besoj e keni dëgjuar, nuk është gjë e re, sepse ne në fakt e kemi lançuar që herët, lidhet me provimin e automatizuar të Programit Mjekësi e Përgjithshme, që do të thotë të gjithë ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç behet provimi i portalit.

Siç bëhen provimet e licensave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%.

Ka shumë pyetje që lindin për ketë çështje dhe unë prandaj sot jam me drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore të QSHA-së, Aurorën të cilën dua ta falënderoj shumë në fakt për punën e jashtëzakonshme që ka bërë sidomos muajt e fundit, e sidomos për maturën e fundit, ku falë angazhimit maksimal të Qendrës së Shërbimeve Arsimore por edhe të mësuesve edhe të gjithë atyre që dhanë kontribut sepse natyrisht QSHA-ja nuk funksionon e vetme, po të gjithë mësuesit që angazhohen edhe për të hartuar pyetjet edhe për të korrigjuar testet që të gjithë janë mësuesit që ju i keni nëpër shkolla.

Natyrisht ne zgjedhim ata më të mirët ata më profesionistët ata që kanë përvojë ata që kanë integritet në mënyrë që të garantojmë një proces sa më të suksesshëm, një proces sa më model.

Dua të theksoj që në vitin e kaluar ngritëm një grup pune që analizoi shumë elemente të procesit të Maturës Shtetërore dhe grupi i punës në komunikim edhe me mësues edhe me maturantë edhe me ekspertë të arsimit arriti në përfundimin që 3 janë ndryshimet që ne duhet të bëjmë:

I pari është pikërisht ky provimi i automatizuar që ketë vit do të jetë pilot vetëm për programin Mjekësi e Përgjithshme ku dhe kërkesat janë më të mëdha dhe ku më të mirët shkojnë atje dhe më pas ne kemi qëllim që ta shtrijmë edhe për provimet e tjera.

E dyta, pra ajo pika tek rregullorja ku thuhet që nuk lejohet rivlerësim i testit do të shfuqizohet dhe aty ku ka. Uroj që të mos ketë asnjëherë, por gjithsesi qoftë gabim teknik qoftë gabim njerëzor çfarëdolloj gabimi qoftë ne nuk mund ta vendosim që s’ka rivlerësim të testit. Rivlerësim do të ketë.

Dhe e treta është rankimi i gjimnazeve. Ka filluar tashmë puna në ASCAP për të bërë renditjen e gjimnazeve sipas një formule, sipas disa treguesve për të cilët po punon ASCAP-i dhe që dhe këtë në fund fare do t’jua bëjmë prezent që çdo shkollë ta dijë ku ndodhet në raport me shkollat e tjera.

 

Kjo është një sfidë e madhe për ne sepse kërkon tani që të punojmë kaq shumë për fondin e pyetjeve për të marrë masat, sepse do të jetë një numër i madh, këtë të drejtë do ta kenë të gjithë ata maturantë që kanë mesatare mbi 8 apo 8.5, siç e ka përcaktuar kriterin Universiteti i Mjekësisë dhe që kanë zgjedhur të konkurrojnë për mjekësi.

 

PIKAT KRYESORE TË FJALËS SË DREJTORESHËS SË QENDRËS SË SHËRBIMEVE ARSIMORE. ZNJ. AURORA BALLIU

Do doja t’ju shpjegoja vetëm pjesën teknike, sepse me të gjitha të tjerat ju do të njiheni me kohën. Pjesa teknike, ministrja e tha, provimi do të behet i njëjtë me provimin e  licencave apo me portalet e mësuesve, që do të thotë për çdo njërën nga lëndët ju do të testoheni për të gjithë informacionin që keni marrë në tre vite për këto tre lëndë.

Nga e-mail-et që unë kam marrë nga prindër më shumë, por edhe nga maturantë, kanë qenë falënderues që kjo nismë është marrë madje e shohin të vonuar.

Dihet, ne e dimë të gjithë që në mjekësi shkojnë ekselentët, tashmë ne po mundësojmë që të mos shkojnë vetëm ekselentët me nota, por të shkojnë ekselentët e vërtetë dhe prandaj impakti ka qenë shumë pozitiv dhe unë e pashë edhe këtu nga duartrokitjet që i bëtë fjalës së ministres që ju e miratoni ketë, dhe jeni shumë dakord me ketë nismë të ministrisë dhe pastaj edhe tonën. Pra, do të njiheni në kohë me fondin e pyetjeve, i cili do të publikohet. Nuk do të keni të publikuara përgjigjet. Pse nuk i publikojmë përgjigjet?  Synojmë që në këtë provim të mos kemi vetëm të mësuarin mekanik, pra të mësoni përmendësh ato përgjigje që ne publikojmë dhe pastaj ju të jeni vetëm riprodhues mekanik të tyre dhe për këtë arsye ju do të keni fondin e pyetjeve ashtu siç kanë të tërë aplikantët për licencat por nuk do të keni përgjigje.

Mënyra se si ky test gjenerohet nuk lë hapësirë për asnjë lloj keqinterpretimi. Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele.

Mendojmë që do të kemi 50 pyetje me 100 pikë njësoj si sistemin e licencave do të jenë pyetje të hartuara sipas niveleve, do të jenë pyetje që sistemi i merr gjithashtu sipas niveleve. Përgjigjen ministrja jua tha, ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, sapo e përfundoni provimin dhe që sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni.

Këto janë për pjesën teknike, jemi akoma ne proces dhe këmbëngulëm që ta bënim këtë takim që të dëgjojmë edhe atë çka ju mund te na sugjeroni.

Duke qenë se jemi akoma në kohe t’i reflektojmë sugjerimet tuaja.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1248480162578883&id=100057450729783