Ministry of Education and Sports

Në të gjitha shkollat e Shqipërisë vijon shpërndarja e librave shkollorë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale shkruan se: “Këtë vit shkollor vazhdon angazhimi ynë që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas. Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria Shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”.

 

Znj. Kushi ka shprehur falënderim të veçantë për punonjësit arsimor të cilët janë angazhuar në mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së librave.

“Falënderoj veçanërisht të gjithë mësuesit dhe personelin e shkollave për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi. Suksese në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësuesve!”- shkruan ministrja.

 

Për lehtësinë e prindërve, mësuese dhe vetë nxënësve, shpërndarja e librave po vijon të bëhet sipas një grafiku, i cili ka për qëllim shmangien e radhëve apo grumbullimeve gjatë procesita.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid04W9C1oAxvYZAxVQNjMroppmJM7dDyRCDwf1xSRdKBaN5wASfmoA5KfcCX9Pvg6WEl&id=100057450729783