Ministry of Education and Sports

FJALA E PLOTË E MINISTRES EVIS KUSHI NË TAKIMIN ME REKTORËT

 

Dua t’i falënderoj të gjithë rektorët për bashkëpunimin, që sidomos kohët e fundit e kemi forcuar shumë. Madje e kemi institucionalizuar nëpërmjet komitetit të përbashkët për politikat e arsimit të lartë.

Komitet i cili ka edhe përfaqësues nga universitetet jo publike. Konkretisht zv. Kryetarin e konferencës së rektorëve. Dhe unë kam besimin e plotë që pavarësisht se të gjithë rektorët janë pjesë e atij komiteti, por nëpërmjet përfaqësuesit sjellin mendimet e tyre por edhe marrin vendime me diskutimet që bëhet në këtë komitet.

 

Tre vitet e kaluara kanë qenë të vështira. Fillimisht tërmeti, më pas pandemia. Por edhe ky vit është vit i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, krizës globale, për shkak të inflacionit të luftës, ku edhe Shqipëria natyrisht nuk mund të përjashtohet nga ndikimi që kjo luftë ka në të gjitha vendet.

Kushi gjatë takimit me rektorët: Do ngrihet grup pune për rankimin dhe ligjshmërinë e universiteteve - Top Channel

Është një situatë që kërkon bashkëpunim akoma më të fortë mes nesh. Kërkon akoma më shumë partneritete. Qeveria ka marrë masat, por për sa i takon sektorit të arsimit ne duhet të jemi bashkë. Pavarësisht vështirësive ne arritëm që këtë vit të kemi edhe disa politika të reja. Siç ishte shpallja e programeve prioritare. Një detyrim ligjor tashmë prej vitesh që arritëm ta bëjmë realitet falë edhe komunikimit dhe bashkëpunimit me ju. Po kështu ne arritëm të kemi mbështetje studentore si asnjëherë më parë. Tashmë studentët që do të zgjedhim programet që i kanë zgjedhur, sepse jemi në mes të këtij procesi, programet prioritare, studentët ekselentë, studentët që fitojnë olimpiadat kombëtare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat, por edhe bursa sa paga minimale. Asnjëherë në Shqipëri nuk ka patur bursa të tilla për studentët shqiptarë që studiojnë brenda vendit.

Rama: Rankimi i universiteteve, i papranueshëm - ATSH -

Natyrisht kjo është një politikë që më pas këta të rinj edhe të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për zhvillimin e vendit.

Ndërkohë edhe për sa i takon përmirësimit të infrastrukturës. Edhe të rezidencave universitare, mua më vjen mirë që këtë vit UBT do të ketë një kampus që është me standarde ndërkombëtare, më të mirat në rajon.

 

E po kështu edhe UM, edhe universitete të tjera në qytete të tjera të vendit. Por së bashku një nga punët më të mira që kemi bërë është procesi i ndërkombëtarizimit. Ku dua t’i falënderoj universitetet për angazhimin maksimal sepse në një kohë shumë të shkurtër, brenda një viti ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh, programesh që tashmë janë miratuar dhe kanë filluar të jo vetëm në nivelin bachelor, por edhe master, edhe doktoratura, edhe specializime afatgjata.

 

Ndërkohë për sa i takon kërkimit shkencor gjithashtu doja t’ju falënderoja, pa dashur të përsëris ato që tha kryeministri.

 

Ka një rritje të jashtë zakonshme të punës kërkimore shkencore dhe të angazhimit të përgjithshëm të stafeve akademike. Por këtu unë doja të theksoja që ne së bashku duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve. Sepse universitetet nuk kanë mision vetëm mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, por mision i universiteteve është që edhe rezultatet e punës kërkimore shkencore t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, bizneseve dhe zhvillimit të vendit.

Shpeshherë punët apo rezultatet e kërkimit shkencor në universitete mbeten atje në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë për zhvillimin e vendit. Këtu ne të gjithë së bashku kemi shumë punë për të bërë. Sepse pikërisht puna kërkimore shkencore dhe shfrytëzimi i gjithë kapaciteteve është një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve.

 

Ligji i arsimit të lartë i jep mundësi univerRankimi i institucioneve arsimore, i papranueshëm”, Rama: Shqipëria e teta në Europë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike - Top Channelsiteteve që përveç tarifave të studentëve, të kenë edhe shumë mekanizma të tjerë, se si të grumbullojnë të ardhura. Ndërkohë që nga statistikave që ne kemi, pjesa më e madhe e universiteteve të ardhurat i grumbullojnë vetëm nga tarifat e studentëve.

 

Universitetet kanë mundësi me hartim projektesh, me konsulencë, me oponencë e shumë mekanizma të tjera. T’i shfrytëzojmë së bashku të gjitha mekanizmat që ofron ligji i arsimit të lartë. Dhe të rrisim të ardhurat e universiteteve.

Këtu duket pikërisht edhe performanca e universiteteve. Nuk duket vetëm tek pjesa e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por edhe se sa i aftë është një universitet që të rrisë të ardhurat falë këtyre shërbimeve ndaj të tretëve.

 

Prandaj vendimi më i fundit që ne morëm në Këshillin e Ministrave për rritjen e pagave ka përfshirë edhe këtë komponent. Ne vendosëm të rrisim pagat e pedagogëve deri në 15% ku 7% është rritje e menjëhershme që ka filluar nga data 1 tetor dhe mbulohet nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë që pjesa tjetër për çdo shtesë mbi këtë 7% universitetet do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre. Ky vendim nxit pikërisht rritjen e performancës së universiteteve. Qëllimisht e kemi marrë këtë vendim që universitetet të nxiten sa më shumë për të rritur performancën dhe të ardhurat e tyre.

 

Ndërkohë për të kaluar në temën për të cilën jemi mbledhur sot, renditja e universiteteve. Kemi folur shpesh për këtë nevojë. Ndoshta jemi vonë. Por tashmë ne të gjithë bashkë e kemi të qartë se cilat janë hapat që duhet të ndjekim në këtë proces.

Renditja e universiteteve është e rëndësishme për studentët që të kenë informacion të plotë para se të bëjnë zgjedhjen për programin e studimit apo universitetin ku do të studiojnë. Renditja është e rëndësishme për universitetet që të dinë ku janë në raport me universitetet e tjera, të dinë dobësitë e veta në komponentë të ndryshëm të jetë s universitare. I shërben menaxhimit të universitetit për të hartuar politikat. Na shërben ne politikëbërësve, qeverisë për të marrë vendime, për të bërë zgjedhje.

 

Por ky do të jetë edhe një komponent për financimin e universitetit. Tashmë edhe financimi nga buxheti i shtetit duhet të bazohet tek kjo renditje. Universitetet që përforcojnë më mirë natyrisht do të kenë mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit.

 

I njohim shumë mirë cilat janë renditjet ndërkombëtare duke filluar nga Times Higher Education, World University Ranking, Shanghai etj.

 

Por ne duhet ta nisim nga renditja e brendshme kombëtare. Tashmë ASCAL ka zhvilluar sondazhin kombëtar të studentëve i cili shumë shpejt do të na vërë në dispozicion edhe rezultatet. Do të kishim dashur një pjesëmarrje më të lartë të studentëve sepse edhe këtë vit, njësoj si në sondazhin e kaluar, pjesëmarrja shkon tek 23%.

 

Për të qenë më domethënëse natyrisht do ishte dashur një pjesëmarrje më e lartë. Madje ne bëmë edhe disa fushata ndërgjegjësuese. Por gjithsesi këto rezultate do t’i vëmë në dispozicion të të gjithëve. Natyrisht kjo nuk do të jetë një renditje por për të gjithë treguesit që janë përfshirë në atë pyetësor ne do të kemi rezultate për të gjitha universitetet publike dhe jopublike.

 

Në lidhje me renditjen kombëtare, ne mendojnë që të ngremë një grup pune të përbashkët.

Ekspertët e ministrisë, përfaqësues nga universitetet, ASCAL, bordi i akreditimit. Mund ta vendosim bashkë që të përfshijmë sa më shumë aktorë në këtë grup për të përcaktuar fillimisht cilët do të jenë treguesit, çfarë peshe do të kenë këta tregues në renditje, e më pas për të përcaktuar metodologjinë se si do të bëhet vlerësimi dhe renditja.

 

Por në radhë të parë ne duhet të vendosim së bashku cila do të jetë kjo formulë, cilët do të jenë treguesit, çfarë peshe do të kenë, etj. Më pas do të marrë kohën e vet dhe procesi ku çdo universitet do t’i nënshtrohet këtij vlerësimi për të patur më pas një renditje e cila do të jetë edhe e përgjithshme edhe sipas komponentëve të caktuar.

 

Pra ne do të zgjedhim nj formulë duke marrë përvojat më të mirat të vendeve më të zhvilluara. Por do të jetë një formulë që do të na japë neve mundësinë për të bërë renditjen sipas komponentëve të caktuar. Mund të jetë renditje e veçantë për universitetet publike, e veçantë për universitetet private. Do të jetë këto janë detajet që do t’i vendosim dhe dakordësojmë bashkërisht por ajo që përsëri duhet të vendosim bashkërisht është dhe elementi i ligjshmërisë.

Renditja e universiteteve konsiston në cilësinë e universiteteve por ndërkohë unë mendoj që ka ardhur momenti që ne të bëjmë edhe një kontroll të kritereve të ligjshmërisë për universitetet, qoftë publike qoftë private.

U bë kohë e gjatë që kur një proces i tillë nuk është ndërmarrë nga ministria. Ndërkohë që unë them që ky duhet të jetë hapi i parë. Ne duhet të sigurohemi një herë që universitetet tona përforcojnë bazuar dhe në respekt të plotë të ligjit. Janë të konsoliduara dhe që ligji i arsimit të lartë zbatohet siç duhet dhe më pas hapi tjetër është renditja.

 

Çka do të thotë që ndërkohë që grupi i punës i përbashkët do të punojë për sa i takon treguesve dhe formulës, ndërkohë paralelisht me këtë ne do të zhvillojmë këtë proces për të verifikuar dhe për të parë nëse një pjesë që janë universitete mund të ishin kolegje apo akademi.

 

Ky pra mendoj se është hapi i parë për tu siguruar të gjithë bashkë që ne kemi institucione të konsoliduara, në respekt të ligjit dhe më pas është renditja e universiteteve. Dhe pastaj me shpresën që universitetet shqiptare me gjithë këto reforma që po ndërmarrim dhe me këtë rritje të cilësisë në të gjithë komponentët të jetës universitare të mund të rrisim renditjen edhe në renditjen ndërkombëtare.

 

Sot kam marrë informacion nga Rrjeti Akademik Shqiptar në lidhje me regjistrimet në universitete. Natyrisht ky proces nuk ka përfunduar akoma. Në fillim të nëntorit mbyllen të gjitha raundet. Tashmë ka përfunduar raundi i dytë. Ndërkohë që kemi raundin e tretë dhe më pas bashkërisht kemi vendosur që raundi i fundit të jetë më i liberalizuar se sa herët e fundit ku studentët mund të regjistrohen menjëherë aty ku ka kuota të lira. Dhe që unë besoj që do të ketë një impakt këtë vit. Por që do ta shikojmë në fillim të muajit nëntor.

Ndërkohë që me statistikat që kam, ne në fund të raundit të dytë jemi pak a shumë në të njëjtat nivele regjistrimi me vitin e kaluar. Ndërkohë që sipas parashikimeve, pritshmëritë janë që në fund të gjithë procesit ne do të kemi rreth 22514 studentë të regjistruar në universitetet tona, në krahasim me 22100 që ishin vitin e kaluar. Pra kemi një rritje të lehtë rreth 414 studentë më shumë se sa viti i kaluar.

 

Siç edhe e parashikonim , programet më të preferuara dhe ku regjistrimet janë në nivele shumë të larta, janë që nga shkencat mjekësore dhe shëndetit, infermieri dhe IT.

Natyrisht në përgjigje edhe të trendeve brenda dhe trendeve ndërkombëtare.

 

https://fb.watch/ge4BWRBLOr/