Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ndodhet në Turqi në kuadër të Konferencës së 17’të të Këshillit të Evropës, ku janë mbledhur ministrat e vendeve pjesëtare të EPAS (Enlarged Partial Agreement on Sport).

 

Në ditën e parë të vizitës në Turqi, Ministrja Kushi është takuar me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge.

 

Në një postim në rrjete sociale znj. Kushi shprehet se me z. Berge u diskutua rreth progresit të Shqipërisë vitet e fundit në sport, përmirësimit të kuadrit ligjor, investimet në infrastrukturën sportive, si dhe projektet e reja për sportin në shkolla në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore.

“Veçanërisht pas hapjes së negociatave, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit me vendet anëtare të EPAS me qëllim ndërtimin e politikave të reja të orientuara drejt Bashkimit Evropian”- shkruan ministrja.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid04Zt7SW8ePEzvPiycp2ajFD2ficLDXmGpEZbb4SjYq9CCKFkEo5T6gfmEz4WSwtBCl&id=100057450729783