Ministry of Education and Sports

Në kuadër të Konferencës së 17-të të Këshillit të Evropës për Sportin, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është takuar edhe me Ministren e Sportit dhe Turizmit të Kroacisë, znj. Nikolina Brnjac.
Në një status në rrjete sociale znj. Kushi thekson se një tjetër takim i frytshëm në kuadër të Ministerialit të 17-të të Këshillit të Evropës për Sportin, këtë herë me Ministren e Sportit dhe Turizmit të Kroacisë, znj. Nikolina Brnjac, me të cilën diskutuan mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë mes dy vendeve në fushën e sportit.

 

“Ndamë së bashku sfidat aktuale me të cilat përballet sot ky sektor, si dhe përvojat e vendeve tona në zhvillimin e politikave që nxisin gjithëpërfshirjen dhe barazinë në sport, veçanërisht në sistemin arsimor për fëmijët dhe të rinjtë” – shkruan ministrja.

Në këtë konferencë u miratuan dy rezoluta që janë piketa shumë të rëndësishme drejt garantimit më të mirë të barazisë gjinore, përfshirjes më të lartë në sport dhe rritjes së sigurisë për fëmijët në sport.
Konferenca e 17-të e Këshillit të Evropës për Sportin është sot në ditën e tretë të saj dhe është një ndër aktivitetet më të rëndësishme në aspektin e rritjes së bashkëpunimit ndërministror.

Një ditë më parë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mbajti fjalën e saj në këtë konferencë ku theksoi se Shqipëria mbështet të drejtat e njeriut dhe politikat evropiane, duke nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë në sport, në aspektin e origjinës, kombësisë, gjuhës, fesë, gjinisë dhe moshës, si dhe parandalimin e korrupsionit, diskriminimin dhe dhunën në sport.

Bazuar në rekomandimet e EPAS dhe në Kartën Evropiane të Sportit, ministrja prezantoi projektet dhe hapat konkretë të ndërmarra nga Shqipëria në lidhje me përmirësimin e legjislacionit shqiptar, rritjen e buxhetit dhe forcimin e politikave qeveritare në sport.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0noMefr14JTL3uMtbxf5xwgDN7goWxNNkUnHqeDx1bmRCbsShsGwz4pU9nZeZeyc8l&id=100057450729783