Ministry of Education and Sports

Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u organizua sot Turneu i Sportit Universitar. Ky turne zhvillohet tashmë prej dy vitesh në Shqipëri nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, në të cilin marrin pjesë 360 sportistë nga 14 universitete të Tiranës në disiplinat volejboll femra, basketboll meshkuj, futsal meshkuj.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti FSHSU Besnik Veliu, Presidentit Koksh, Fidel Ylli, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, etj.

Në fjalën e saj ministrja Evis Kushi tha se disiplinat sportive si volejbolli, basketbolli dhe futbolli, kërkojnë patjetër shpirtin e skuadrës dhe përgatitje fizike.

Znj. Kushi shtoi se një skuadër e mirë, mendon për suksesin e të gjithë skuadrës dhe jo atë individual, dhe në këtë aspekt promovohen vlerat e shumta që ka sporti të cilat duhet të gjejnë zbatim edhe në jetën e përditshme.

Ministrja shtoi se të gjithë duhet të kontribuojnë për të rritur ndërgjegjësimin rreth gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore në sport, obezitetit në rritje.

Gjatë vitit 2022, Federata Shqiptare e Sportit Universitar është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për një sërë aktivitetesh sportive.

Publikimi i Ministres Kushi:

Një atmosferë fantastike sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku FSHSU organizoi Turneun e 2-të të sportit universitar, me pjesëmarrjen e 360 sportistëve të disiplinave basketboll, volejboll dhe futboll, nga 14 universitete publike dhe jopublike në Tiranë.

MAS do të vazhdojë të mbështesë dhe nxisë aktivitete të tilla që promovojnë vlerat më të mira të sportit, si gjithëpërfshirja, fryma e skuadrës, barazia gjinore dhe loja e ndershme, vlera të cilat duhet të gjejnë zbatim edhe në jetën e përditshme.

 

https://fb.watch/grItgL-ISO/