Ministry of Education and Sports

Në 114-vjetorin e fillimit të punimeve të Kongresit të Manastirit, është organizuar një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje u nënshkruan 3 marrëveshje të rëndësishme që synojnë të forcojnë, thellojnë dhe zhvillojnë më tej bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor, për forcimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe zbatimin e gjuhës së shenjave shqipe.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Z. Jeton Shaqiri, nënshkruan dy memorandume dhe një program bashkëpunimi.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

  1. “Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut për Zbatimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”,
  2. “Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut mbi Përdorimin e Gjuhës Shqipe Standarde në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Nëpërmjet këtyre dy Memorandumeve synohet ruajtja, kujdesi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, kulturës dhe vlerave të përbashkëta, duke u nisur nga interesi dhe qëllimi i përbashkët për ruajtjen, kujdesin dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, për bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

  1. Programi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor për periudhën 2023-2026.

Ky Program synon të zhvillojë dhe thellojë bashkëpunimin ekzistues në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor ndërmjet institucioneve të të dy vendeve.

Palët nënshkruese, njëkohësisht edhe institucionet e ngarkuara për zbatimin e këtij Programi, do të bashkëpunojnë nëpërmjet kontakteve për bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet ministrive; mes institucioneve parauniversitare dhe sportive; mes Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) të të dy vendeve në përputhje me nevojat dhe mundësitë e tyre financiare, si dhe do të krijojnë kushtet për vendosjen  e bashkëpunimit mes Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor, përmes shkëmbit të ekspertëve dhe ofrimit të bursave universitare dhe pasuniversitare.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Në bazë të reciprocitetit dhe në përputhje me fondet në dispozicion, Palët janë të gatshme të krijojnë forma të reja dhe të thellojnë bashkëpunimin ekzistues midis institucioneve të kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë të të dy vendeve, nëpërmjet bashkëfinancimit të projekteve të përbashkëta kërkimore.

 

https://fb.watch/gNZkRWbg23/