Ministry of Education and Sports

Në universitetin e Elbasanit është organizuar konferenca e 10-të ndërkombëtare për “Kërkimin Modern dhe Tendencat në Ekonomi, Legjislacion dhe Politika Sociale”. 

Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i eksperiencave, ideve dhe të rezultateve konkrete të punimeve me vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

May be an image of 3 people, people standing, people sitting and text that says '2022 MODERN RESEARCH AND TRENDS IN ECONOMICS, LAW AND SOCIAL POLICIES S mkda VI'

E pranishme në këtë aktivitet, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi theksoi zhvillimet dhe arritjet e Universitetit të Elbasanit vitet e fundit, si dhe ndau sfidat për të ardhmen që lidhen me rritjen e cilësisë, ndërkombëtarizimin dhe kërkimin shkencor.

May be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor

Duke folur për mbështetjen studentore, ministrja tha se është një nga prioritetet kryesore. Në vijim të objektivit për t’i mbajtur këtu të rinjtë shqiptarë dhe studentët në Shqipëri janë ofruar edhe bursat e studimit të fokusuara drejt universiteteve shqiptare dhe jo drejt universiteteve të huaja. 

Fondi i Ekselencës i ofruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmë do të mbështesë studentët shqiptarë që studiojnë në Shqipëri, ekselentët, fituesit e olimpiadave ndërkombëtare, dhe studentët që zgjedhin të studiojnë në programe të shpallura prioritet kombëtar.

“Tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave ne kemi një listë programesh që janë prioritare dhe të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Këtu përfshihen programet e bujqësisë, disa programe të inxhinierisë, programe të mësuesisë. Po kështu përfshihen edhe disa programe shërbimesh” – tha ministrja. 

 

Znj. Kushi shtoi se politikat në arsim kërkojnë shumë kohë për të dhënë fryte.

“Ky është viti i parë, ndoshta akoma nuk i shohim menjëherë rezultatet e kësaj politike por unë jam e bindur që vitet e ardhshme ne do të kemi rezultate. Kështu unë që kam besim, sepse kur kemi hartuar këtë politikë ne e kemi konsultuar tërësisht edhe me konferencën e rektorëve, me pedagogë, me shumë institucione, aktorë e partnerë, dhe jam e bindur që është vendimi i duhur për të mbështetur studentët tanë, por për të mbështetur edhe universitetet tona,” – shtoi ministrja. 

 

Ministrja tha ndërtë tjera se tashmë universitetet shqiptare konkurrojnë njësoj me universitete të huaja që kanë më shumë vite përvojë. 

“Këtë vit kemi dy universitete shqiptare që janë lider në projekte. Në qoftë se deri sot ne thjesht kemi qenë partnerë të disa universiteteve Evropiane dhe përfitonim nga potenciali i tyre, ne kemi arritur që të jemi dhe vetë lider, të kemi partnerë universitete që janë shumë më të mëdha, shumë më të forta, shumë më të vjetra por ama jemi ne lider, jemi ne aplikues kryesorë”- u shpreh ministrja.

Ajo tha se nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ofrohen trajnime për stafet e universiteteve, për rritjen e kapaciteteve me ekspertë vendas dhe të huaj në mënyrë që këto projekte të hartohen në përputhje me nevojat tona, por edhe sipas kritereve, kushteve, dhe standardeve që kërkon Bashkimi Evropian.

 

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=605107691414250&id=100057450729783&mibextid=Nif5oz