Ministry of Education and Sports
114 Oficerë të Sigurisë në shkolla janë certifikuar nga Akademia e Sigurisë pas përfundimit të trajnimit.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi .
Tashmë numri i oficerëve të sigurisë në shkolla shkon në 220, ku krahas gjimnazeve, për herë të parë do të ketë oficerë sigurie edhe në shkolla 9-vjeçare me numër të lartë nxënësish.

Ministrja Evis Kushi tha se certifikimi i këtyre të rinjve të tjerë sot është një moment krenarie.

May be an image of 1 person and standing

“Deri para 3 vitesh ne i quanim një kontribut të shtuar apo një vlerë e shtuar në institucionet tona arsimore. Ndërsa sot ne i quajmë një domosdoshmëri, për vetë kontributin dhe rolin e rëndësishëm që kanë për të garantuar sigurinë dhe një mjedis sa më miqësor në institucionet tona arsimore. E filluam si një projekt pilot, por më pas e pamë se sa i rëndësishëm është kontributi i oficerëve të sigurisë në institucionet tona arsimore. Dhe këtë vit ne vendosëm që ta rrisim numrin e tyre. Kishim 150 deri vitin e kaluar. Dhe këtë vit kemi 220 oficerë sigurie jo vetëm në shkolla të mesme por edhe në shkolla 9-vjeçare që kanë një numër të madh nxënësish”, u shpreh ministrja Kushi.

May be an image of 5 people and people standing

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0DsKekwAiBqDJGPCFNXRJfWcYjSUf8FZDoqrBa8N1ukHXSL4vk2U9cHeeqMif2sZCl