Ministry of Education and Sports

Brezi i katërt i pjesëmarrësve në programin e trajnimit të detyrueshëm përgatitor 2023 për drejtues të institucioneve arsimore në Shkollën e Drejtorëve u certifikua dje gjatë një ceremonie, ku mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

 

Ministrja në fjalën e saj, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit në një shkollë në Memaliaj, theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka drejtuesi i shkollës në mbarëvajtjen të gjitha proceseve që realizohen brenda shkollës, dhe këto trajnime kanë ndihmuar ndjeshëm një rritjen e kapacitetit profesional të drejtuesve në shkolla.

 

Ministrja ka përgëzuar Shkollën e Drejtorëve pasi i është përgjigjur mjaft mirë me kapacitete të shtuara, kërkesave në rritje për trajnim në këtë program, si dhe ka falënderuar Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për mbështetjen që i ka dhënë këtij programi kaq të rëndësishëm për arsimin në vend.

 

Znj. Kushi i uroi suksese të gjithë të certifikuarve në këtë program duke nënvizuar se puna e drejtuesit të shkollës është një mision sfidues që kërkon përgjegjshmëri të lartë.

 

Pjesëmarrësit e katër brezave të cilët kanë përfunduar programin e trajnimit të detyrueshëm përgatitor kanë hartuar mbi 400 projekte në shkollat ku kanë kryer praktikat profesionale apo në shkollat që ata drejtojnë, dhe aktualisht shumë projekte janë zbatuar duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në drejtimin e shkollës.

 

Në këtë program janë angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë në fushat e lidershipit arsimor duke ofruar një qasje të re në fushën e menaxhimit të shkollave. Tashmë në rolin e trajnerit janë angazhuar edhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dhe Fan “Noli në Korçë”.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0VNPFG5Xg3XJ7FyCXL2C264Bmrjp6jMn37KURnuQfoybafmdSGQHTWqFzfJXPFhPFl