Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të rreth 12 mijë studentëve të Universitetit të Tiranës, ku gjatë fjalës së saj dha mesazhin e fortë që të rinjtë dhe të rejat të studiojnë, punojnë dhe të japin kontribut për Shqipërinë.

Ministrja theksoi se për studentët që do të vazhdojnë studimet vëmendja është maksimale, ndërkohë që edhe për ata që kanë përfunduar studimet dhe hyjnë menjëherë në tregun e punës znj. Kushi kërkoi që të shfrytëzojnë politikat për të sapo-diplomuarit, praktikat e punësimit që janë fillimisht për 3 muaj, më pas me kontrata 1 vjeçare e më pas kontrata të përhershme, punësimin e ekselentëve, mbështetjen e Start Up-eve të reja, koduesve të rinj, etj..

“E të gjithë ata që do të hyjnë direkt në tregun e punës dua t’ju them që edhe për ju misioni ynë nuk përfundon këtu. Sepse suksesi ynë i përbashkët varet nga sa dhe si do të integroheni në tregun e punës. Sa njohuri që keni marrë, aftësi që keni marrë do t’ju vlejnë për një karrierë të suksesshme” – nënvizoi ministrja.
Për ata që do të vazhdojnë studimet Ministrja Kushi tha se studentët janë në vëmendje, përveç politikave të përgjysmimit të tarifave apo të bursave, po punohet për përmirësimin e infrastrukturës së universiteteve, rezidencave studentore. Sot qyteti studenti po transformohet me standardet më të mira.

Duke u uruar suksese maturantëve në provimin e nesërm, ministrja dha një mesazh edhe për të rinjtë.

“Për maturantët kam një mesazh. Ata që janë në procesin e provimeve. Kanë dhënë provimin e parë të gjuhës së huaj, nesër kanë atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. U uroj shumë suksese dhe nëse nuk e kanë vendosur ende se ku do të studiojnë, i ftoj ta vlerësojnë Universitetin e Tiranës, t’i vlerësojnë universitetet shqiptare.
Të dashur maturantë, të rinj e të reja, ne duan t’ju kemi këtu. Të studioni në Shqipëri, të punoni në Shqipëri, të jepni kontribut për atdheun tonë të dashur”.

###

https://www.facebook.com/kushievis/videos/537869588366199