Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, ku vlerësuan mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së bursave për studentët e kategorive përfituese, përfshirë ekselentët dhe ata që preferuan një nga programet e shpallura prioritet kombëtar.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi thekson se gjatë këtij takimi u nënvizua nevoja e angazhimit të vetë universiteteve publike në promovimin e programe prioritare tek studentët, si dhe evitimit të vonesave për shpërndarjen e fondit në llogaritë e studentëve, studimit të nevojave të tregut, si dhe punësimin e sigurt të studentëve pas diplomimit.

Në fokus të këtij takimi ishin edhe çështje të tjera me rëndësi që konsiderohen sfida për Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) në muajt në vijim, të tilla si: kredia studentore, financimi i universiteteve sipas performancës, unifikimi i formatit të raportimit vjetor të tyre, etj.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02E8umkjUY9HX6Bc3SPLziEYVtwgXTkh17SY2G5vZgafsGvzqcq2mgWcRznvaSDgygl/?mibextid=cr9u03