Ministry of Education and Sports

Për disa ditë me radhë Tirana do jetë kryeqendër e Futbollit Universitar.
550 studentë nga 16 vende të ndryshme të Evropës janë bërë pjesë e Kampionatit Evropian të Futbollit Universitar, i organizuar nga Shoqata Evropiane e Sportit Universitar (EUSA), e cila zgjodhi Shqipërinë për organizimin e këtij eventi prestigjioz ndërkombëtar.

Në këtë kampionat marrin pjesë 28 skuadra djem e vajza nga e shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga ekipi i djemve nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjete sociale, duke i uruar suksese ekipit të studentëve shqiptare, falënderoi Shoqatën Evropiane të Sportit Universitar “EUSA” dhe presidentin e saj Adam Roczek, pasi e vlerësuan Shqipërinë duke e zgjedhur dhe mbështetur që ky kampionat të zhvillohej në vendin tonë.

Ndërkohë, znj. Kushi falënderoi edhe Federatën Shqiptare të Sportit Universitar si bashkë-organizatore e këtij kampionati, dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, si mbështetëse në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid023jCcXW4Jfuo4APnkAKfgUJ3grbCKzscNKM8PtbxbxktMLYbgPFFqHZsqmht3xuYzl/?mibextid=cr9u03