Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vizitoi sot gjimnazin “Andon Zako Çajupi” ku pa nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor, por veçanërisht laboratorët e rinj shkencorë të fizikës, kimisë dhe biologjisë.

Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit, ministrja u shpreh se këtë vit nxënësit e kësaj shkolle orët e fizikës dhe kimisë do t’i zhvillojnë në laboratorët e rinj me standardet më të mira evropiane, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

“Jemi në fazën e përgatitjeve të vitit të ri shkollor, duke filluar që nga infrastruktura, përgatitjen e shkollave, lyerjet, meremetimet. Ndërkohë me regjistrimet e nxënësve që kanë filluar në datën 21 shtator dhe do të vazhdojnë deri në shtator, tekstet shkollore të cilat do t’i kemi gati pranë shkollave në 1 shtator. Sot në shkollën tuaj jam sepse ju jeni përfitues të investimeve që Ministria e Arsimit dhe Sportit vitin e kaluar ka bërë për laboratorët shkencorë të lëndëve, kimi, biologji, fizikë. Ju jeni një nga përfituesit, sepse në të gjitha takimet qe kemi zhvilluar me mësuesit dhe nxënësit ka qenë shqetësim në disa shkolla për mungesën e laboratorëve. Kështu që ne menduam ta rrisim këtë buxhet dhe tashmë të sjellim laboratorë që kanë standarde edhe më të larta, për t’u përshtatur edhe më shumë ndryshimeve teknologjike dhe përparimeve.”- shprehet znj. Kushi.

 

Ministrja mori pjesë në disa eksperimente simbolike në laboratorin e kimisë dhe fizikës, ku disa nga mësueset demonstruan përdorimin e pajisjeve të reja dhe elementeve kimike të cilat do t’i përdorin edhe gjatë orës së mësimit.
“Ky është laboratori i ri, mjetet e reja. Këto laboratorë ua bëjnë më të lehtë edhe procesin mësimor. Është shumë e rëndësishme që nxënësit ta shohin me sy atë që iu ia mësoni teorikisht, ti punojnë vetë. Kjo i ndihmon edhe ata, se çfarë studimesh duan të zgjedhin”- tha ministrja, e cila më pas pa nga afër edhe laboratorin e ri të kimisë.