Ministria e Arsimit dhe Sportit

EDUKIMI FIZIK NË SHKOLLA

Ligji 79/2017 “Për Sportin” mundësoi përfshirjen për herë të parë të edukimit fizik dhe sportit shkollor në një kapitulli të veçantë, si dhe përcaktimin e kufirit minimal të ngarkesës mësimore të lëndës së edukimit fizik në kurrikulën bërthamë, organizimin e federatave të sportit shkollor dhe universitar në funksion të institucionalizimit dhe organizmit të veprimtarisë sportive në institucionet arsimore.

Në ligjin 79/2017 “Për Sportin”, lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” në sistemin arsimor, i jepet një përkufizim më i gjerë, duke parashikuar ngarkesën mësimore të saj në arsimin parauniversitar (numri i orëve në klasat 1-12).

Duke filluar nga viti akademik 2014-2015, në të gjitha nivelet e klasave 1-12, lënda e edukimit fizik është rritur me 3 orë në javë, si rezultat i ndryshimit në kurrikulën bazë të realizuar në kuadër të reformës arsimore në vend. Në lëndën e edukimit fizik janë përfshirë njohuri mbi çështjet e shëndetit për t’u ofruar studentëve informacion të vlefshëm në ndërtimin e një mënyre jetese të shëndetshme.

Në lëndën e edukimit fizik, klasat 1-5 operojnë me 350/45 min orë mësimi (total në 5 vjet) dhe në klasat 6-9 operojnë me 280/45 min orë mësimi (total për 4 vjet).

Në arsimin e lartë të mesëm operohet me 252/45 min orë mësimi (totali në 3 vjet).

Neni 6 (ligji 79/2017 “Për Sportin”)

Edukimi fizik dhe sporti në sistemin arsimor

1.Sporti është pjesë përbërëse e programit të edukimit të nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore publike dhe jopublike.

2. Edukimi fizik në arsimin parauniversitar është pjesë e kurrikulës bërthamë dhe kurrikulës me zgjedhje të planit mësimo Edukimi fizik në kurrikulën bërthamë zhvillohet me minimumi tre orë mësimore në javë për klasat 1-12. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen nga ministri përgjegjës për arsimin, ndërsa për arsimin profesional nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ministri përgjegjës për arsimin profesional. Në arsimin universitar edukimi fizik përcaktohet në aktet e brendshme të vetë institucioneve të arsimit të lartë.

3.Të gjitha institucionet qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore krijojnë kushtet e nevojshme që nxënësit, studentët, efektivat e policisë dhe të Forcave të Armatosura të zhvillojnë veprimtari fizike dhe sportive, individuale dhe/ose të organizu

4.Përveç disiplinës mësimore të përfshirë si pjesë e kurrikulës, aktivitetet sportive në institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare jashtë procesit mësimor organizohen edhe nga shoqatat sportive shkollore dhe shoqatat sportive universitare, të cilat mund të jenë të një sporti ose të shumë sporteve, veprimtaria e të cilave koordinohet sipas përkatësisë nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Sportit Universitar.

5.Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar janë persona juridikë, që organizohen dhe funksionojnë në zbatim të kuadrit ligjor për organizatat jofitimprurëse. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë të sportit shkollor dhe një federatë të sportit universitar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e këtyre federatave.

6.Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, krahas detyrave statutore, kanë edhe këto detyra:

a) Federata Shqiptare e Sportit Shkollor:

i) të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me nxënësit e të gjitha grup-moshave të arsimit parauniversitar në nivel rajonal dhe kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive;

ii) të organizojë kampionatin e shkollave në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin

kombëtar të shkollave;

iii) të organizojë ekipet përfaqësuese në veprimtaritë ndërkombëtare të sportit shkollor.

b) Federata Shqiptare e Sportit Universitar:

i) të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me studentët e arsimit të lartë, në nivel rajonal e kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive;

ii) të organizojë universiadat në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të universiteteve;

iii) të organizojë ekipet përfaqësuese në aktivitetet ndërkombëtare të sportit universitar.

7. Shkollat sportive janë institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë me orientim sportiv të të nxën Pranimi në shkollat e arsimit të orientuar bëhet sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me akte nënligjore.

8.Të gjitha institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare, publike ose jopublike, zbatojnë standardet në fuqi për zhvillimin e orës mësimore të edukimit fizik dhe sporteve për nxënësit dhe studentët.