Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ditën e sotme, Microsoft Albania me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit organizoi në Hotel Rogner, Workshop-in “Microsoft në Edukim”, ku i pranishëm ishte Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku.

Ky Workshop u realizua në kuadër të reformës kurrikulare të sisemit parauniversitar, fazës parapërgatitore të pilotimit të kurrikulës dhe procesit të parashikuar të dixhitalizimit të sistemit arsimor.

Pjesëmarrësit në këtë workshop ishin këshilltarë të ministrive të linjës, drejtues departamenti, ekspertë dhe mësues të cilët janë përgjegjëse për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Arsimit.

Ky workshop synonte të ofronte informacion të hartuar për politikë-bërësit dhe ekspertët në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në arsim, me qëllim përgjigjen ndaj nevojave që institucionet kanë në permbushjen e detyrave te tyre përsa i takon procesit së dixhitalizimit të arsimit, procesit të hartimit dhe pilotimit të reformës kurrikulare te arsimit parauniversitar.

Workshop-i konkludoi me rekomandime të cilat do i prezantohen ministrive të linjës dhe do të ndiqen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit së bashku me zyrën e Microsoft.

{:}