Ministria e Arsimit dhe Sportit

Vendosja e formalitetit, një detyrim për çdo qytetar që aspiron Evropën

Në kuadër të operacionit të Qeverisë Shqiptare kundër informalitet, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte e pranishme sot në një nga librarit e Tiranës ku u interesua nga afër në lidhje me respektimin e procedurave detyruese dhe ligj-zbatuese, siç është edhe ai i lëshimit të kuponit tatimor për çdo artikull të blerë nga qytetarët.

Gjatë bashkbisedimit me punonjësit e kësaj librarie, ministrja Nikolla, mori mbështetjen për këtë operacion, duke e cilësuar si të drejtë, që duhej bërë kohë më parë, por mbi të gjitha do të nxisë konkurrencën e ndershme mes bizenesit.

Ministrja Nikolla, duke vlerësuar këtë proces si një detyrim ndaj ligjit dhe përmirësimit të jetesës në komunitet tona, u shpreh, se: “Në ditët e fundit të të gjithë përgatitjeve që prindërit shqiptar bëjnë për fëmijët e tyre në prag të vitit të ri shkollor, do doja të përfitoja nga rasti ti drejtohesha gjithë prindërve shqiptar, por jo vetëm, të gjithë qytetarëve shqiptar, që të ndihmojnë në vendosjen e formalitetit në vend, në lufën që Qeveria shqiptare i ka shpallur informalitetit. Kjo ndodh me një gjest fare të thjesht, që është tërheqja e kuponit tatimor. Për çdo qytetar të një shoqërie që aspiron europën është një gjë normale, është një detyrim. Në kushtet aktuale të vendit tonë kthehet si një mundësi reale për të përmirësuar jetën tonë, për të rritur, pse jo, pagat e mësuesve, për të pasur investime edhe në infrastrukturë, kopshte, çerdhe dhe shkolla. Ndaj një gjestë fare i vogël, është një ndihmë e vyer për jetën tonë të përbashkët”.