Ministria e Arsimit dhe Sportit

Deklaratë për Shtyp

Duke marrë shkas nga një imazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ilustrohet një faqe nga një fletore pune e Abetares në përmbajtje të së cilës konstatohen fjalë me përmbajtje jo etike, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik si më poshtë, vijon:
 
Pas verifikimit të rastit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rezulton se, imazhi në fjalë nuk është tekst dhe se në asnjë nga titujt e katalogut të teksteve shkollore dhe të fletores së punës shoqëruese të miratuara nga ky institucion, nuk ekziston faqe me një përmbajtje të tillë.

Imazhi në fjalë rezulton të jetë, një material shtesë i përzgjedhur nga “Tregime të Moçme Shqiptare”, i përgatitur dhe përdorur nga një mësuese në një shkollë të qytetit të Durrësit. Ky rast i izoluar, i ndërmarrë nga një mësuese me një ekperiencë pune njëzet vjeçare, është integruar në procesin mësimor me një mungesë të rëndë profesionalizmi.

Për Ministrinë e Arsimit, angazhimi në përmirësimin e cilësisë së dijes dhe të formimit të personalitet të fëmijeve shqiptar është një detyrim dhe parakusht për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë opinionin publik dhe prindërit të denoncojnë çdo rast të tillë papërgjegjshmërie dhe joprofesionalizmi.