Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise në kuadër të angazhimeve të marra në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në zbatim të plote të Direktivave të BE-së po punon për arritjen e objektivave.

Në mbështetje te angazhimeve te marra në procesin e integrimit edhe ne Planin e Veprimit për një zone ekonomike rajonale, po hartohet strategjia e specializimit inteligjent si një qasje inovative që synon të nxisë rritjen ekonomike të rajonit, duke u fokusuar në tregti, investime, lëvizshmëri dhe integrim digjital.

Në mbështetje të autoriteteve rajonale dhe kombëtare ne zhvillimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare, prej vitit 2011, Komisioni Evropian ka ngritur një mekanizëm të quajtur “Platforma e specializimit inteligjent”, pjesë e së cilës prej vitit 2017 është edhe Shqipëria.

Kjo platforme do te lehtësoje, mbledhjen e të dhënave, analizën dhe mundësitë e rrjetëzimit me vendet e tjera evropiane qe janë pjese e kësaj platforme.

Në kuadër të këtyre nismave edhe përfitimin maksimal të vendit tonë, MASR ka ngritur grupin e punës ne Mars 2018 dhe po punon se bashku me aktorë ndërkombëtarë si Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit e Bashkimit Evropian, Qendra e Koordinimit Rajonal, UNDP etj., por edhe me aktorë kombëtar si institucionet publike, universitet, Njësitë Administrative Vendore, biznesin dhe shoqërinë civile për hartimin e një strategjie të Specializimit Inteligjent solide dhe gjithëpërfshirëse e cila do të beje te mundur identifikimin dhe prioritarizimin e investimeve kërkimore si edhe përcaktimin e një vizioni të përbashkët për inovacionin në nivel kombëtar dhe rajonal.

Në rastin e Shqipërisë, strategjia do te shërbejë si ombrellë e te gjitha strategjive nder-sektoriale te zhvilluara deri tani në vendin tone.

Pikënisja e procesit të hartimit të strategjisë inteligjente ne vendin tonë ka nisur me orientimin e te rinjve drejt programeve të studimit me kërkesë te larte ne tregun e punës në vend si Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, hoteleri-turizëm dhe programet profesionale, duke i kthyer IAL-të në qendra të zhvillimit dhe specializimit inteligjent me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm te vendit.

Ministria e Arsimit përpos këtij plani rajonal, ka një strategji të sajën për arsimin e lartë, duke fokusuar vëmendjen dhe energjitë tek rajonalizmi i universiteteve publike në vend. Objektivi i qartë i vendosur nga ne është, IAL publike të orientuara drejt prioriteteve kombëtare dhe atyre rajonale dhe po ashtu financim i dedikuar për çdo program studimi.

Gjithashtu janë përcaktuar 6 fusha prioritare të kërkimit shkencor në shkencat natyrore e sociale si;

1)Bujqësia & Siguria Ushqimore

2) Biodiversiteti e Mjedisi,

3)Shkencat Sociale e Albanologjia,

4)Shëndeti,

5)Teknologjia e Informacionit,

6)Energjia e menaxhimi i ujit.

Në këto 6 fusha prioritare që përputhen me prioritet e zhvillimit strategjik të vendit, do të financohen për periudhën 2018-2020. Projektet Kombëtare të Kërkim – Zhvillimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit. Për të nxitur bashkëpunimin akademi-industri në fushën e inovacionit , një nga kriteret e financimit të Projekteve Kombëtare të Kërkim –Zhvillimit do të jetë për ato projekt-propozime që kanë marrëveshje bashkëpunimi me sektorin e biznesit.

Strategjia e specializimit inteligjent ka një vlerë të shtuar për vendin tonë. Është bërë një evidentim paraprak i politikave aktuale te cilat do të merren parasysh në hartimin e strategjisë se specializimit inteligjent si:

Zhvillimi i sektori i energjisë, veçanërisht të burimeve ujore të rinovueshëm, diellit dhe riciklimit;
Zhvillimi turizmit të qëndrueshëm;
Promovimi i sektorit të teknologjisë se informacionit;
Aktualisht grupi i punës është duke punuar në finalizimin e draftit të udhërrëfyesit për hartimin e strategjisë me hapa dhe afate konkrete.

Shqipëria aktualisht është ne fazën e mbledhjes se te dhënave mbi profilin socio-ekonomik dhe popullimit të kësaj platforme.