Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sa vlerësohet arsimi në Shqipëri?

Sipas përfundimeve që demonstroi Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2018”, 87% e nxënësve shqiptarë “ndjejnë se i përkasin shkollës” – shifër kjo krahasimisht më e lartë se vendet e tjera të rajonit. Një fakt i tillë është publikuar gjithashtu edhe në rrjetin social “facebook” të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Të tjera të dhëna sipas gjetjeve të “PISA 2018” është se 65% e nxënësve në Shqipëri presin të përfundojnë një diplomë shkencore, ndërkohë që 75% e nxënësve që janë ekselentë të paktën në një fushë të “PISA”, aspirojnë të përfundojnë “Master Shkencor” ose “Doktoraturë”.

Në postimin e MASR nënvizohet gjithashtu se nxënësit me ndjenjë të lartë përkatësie ndaj shkollës janë mbi 1 vit shkollor më të avancuar sesa nxënësit me ndjenjë më të ulët përkatësie:

“Nga mënyra se si vlerësohet nxënësi në këtë lloj testimi përmes pikëve (60 pikë=2 vite shkollore), rezulton se nxënësit me ndjenjë më të lartë përkatësie ndaj shkollës, në lexim, matematikë dhe shkencë kanë marrë mbi 30 pikë më shumë sesa nxënësit që ndjenjën e përkatësisë ndaj shkollës e kanë më të ulët. Kjo do të thotë se në aplikimin e njohurive të marra, ata nxënës që “shkojnë me qejf” në shkollë janë mbi 1 vit shkollor më përpara. Fatmirësisht, 87% e nxënësve shqiptarë ndjejnë se i përkasin shkollës”, përfundon postimi i plotë i MASR.

https://www.facebook.com/594508453944050/posts/2738203702907837/