Ministria e Arsimit dhe Sportit

Portali “Mësues për Shqipërinë” për vitin shkollor 2019-2020 ka punësuar 1955 mësues deri tani.
Që prej krijimit të tij në 2014-tën, ky portal vazhdon të luajë një rol të patjetërsueshëm në punësimin e mësuesve më të mirë në sistemin arsimor, duke shtuar cilësi në mësimdhënie për formimin e nxënësve dhe qytetarëve model për shoqërinë.
Përzgjedhja e mësuesve nëpërmjet këtij sistemi online shmang një herë e mirë ndërmjetësimin, lidhjet miqësore, korrupsionin dhe sjell një standard të lartë në punësimin e mësuesve profesionistë.
“Mësues për Shqipërinë” është një mekanizëm aplikimi me vlerësim elektronik, i ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie. Ai siguron transparencë, zgjedhje të mësuesve më të përgatitur, vetë-menaxhim dhe cilësi të dhënash në kohë reale.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/203016144174408/