Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka publikuar një tjetër sondazh mbi ecurinë e mësimit online në Shqipëri gjatë situatës së krijuar nga COVID-19.

Sondazhi nr 2. tregon se mësuesit po zbatojnë mënyra të reja të procesit të mësimdhënies dhe po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, nxënësit po përballen me mënyra të reja të nxënies dhe shumë prindër po ndjejnë sfidën e re të dhe të papritur të të qenurit “Mësues”.

Situata e krijuar nga COVID-19 vijon të rrisë bashkëpunimin mësues – prindër – nxënës. Pavarësisht vështirësive dhe kushteve në të cilat ndodhemi, sondazhi i dytë rikonfimon se shkëmbimi i informacionit ndërmjet këtij trinomi përmes rrjeteve sociale, platformave online është më i miri i mundshëm që mund të realizohet që fëmijët të vijojnë me marrjen e njohurive dhe zhvillimin aftësive që kërkon kurrikula.

Nga analiza e gjetjeve kryesore duket se 96.% e nxënësve, 95.2 % e prindërve dhe 96.4 % e mësuesve të kampionit të marrë në studim, janë angazhuar në mësimet online.

Bazuar në rezultatet e sondazhit, telefoni i zgjuar është pajisja më e përdorshme për të zhvilluar mësimet online. Rreth 95.7% e nxënësve (nga të cilët 36.6% në fshat dhe 59.1% në qytet), 96.8% e prindërve (nga të cilët 31.1% në fshat dhe 65.7% në qytet) dhe 95.9% e mësuesve (nga të cilët 45.8% në fshat dhe 50.1% në qytet) zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë duke përdorur telefonin e zgjuar.

Ndërkohë, për të zhvilluar detyrat apo testet gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë, 2.2% e nxënësve përdorin tabletët, 1.2% e nxënësve përdorin laptopët dhe 0.9% e nxënësve përdorin kompjuterët.

Mësimet e transmetuara në programin televiziv “RTSH Shkolla” vijojnë të ndiqen nga pjesa më e madhe e nxënësve, prindërve dhe mësuesve, përkatësisht nga 78.9% e nxënësve, 79.9% e prindërve dhe 96.4% e mësuesve. Nxënësit që nuk kanë arritur të shohin transmetimet, i ndjekin videot te kanali Youtube i MASR-së (51.1% e nxënësve) apo edhe tek platforma akademi.al (61.3% e nxënësve).

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2548689648721466/?d=n

 

Linku i përfundimeve të sondazhit: https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/1586552308063_Sondazhi-i-m%C3%ABsimit-online-2.pdf