Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

 

 

Shahini: “Projekte të rëndësishme në vijim me partnerët tanë kryesorë”

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OKB dhe UNICEF në Shqipëri.

 

Duke i cilësuar ata ndër partnerët kryesorë të MASR, Znj. Shahini liston në publikimin e saj edhe disa prej projekteve që po realizohen në bashkëpunim me këta partnerë.

 

“Kemi shumë punë për t’u përgatitur për vitin tjetër shkollor. RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor. Edukimi feminist dhe mediatik janë thelbësorë për të edukuar qytetarët e mirë të së ardhmes.

Këto dhe shumë projekte tjera po i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tonë kryesorë, United Nations Albania dhe UNICEF Albania”, është postimi i plotë i Ministres Shahini në rrjete sociale.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2596733257250438/?d=n