Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini i ka dedikuar një status në rrjete sociale për punën e vazhdueshme dhe kontributin e “Parlamentit të Nxënësve”, i cili funksionon si një organ këshillimor pranë MASR me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

 

“Si ministri e fëmijëve dhe të rinjve, me themelimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit të Nxënësve kemi çuar akoma më përpara interesin e përbashkët të nxënësve tanë”, shprehet Znj. Shahini.

 

Duke nënvizuar se “për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e mësojmë direkt nga nxënësit”, Ministrja Shahini cilëson gjithashtu se Parlamenti i Nxënësve, “si një organ këshillimor pranë MASR, është një prej aleatëve tanë më të mirë për të adresuar çështje të ndryshme që janë plotësisht në funksion të përmirësimit të eksperiencës shkollore”.

 

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2660303087560121/?vh=e&extid=6TN8WB2INGoalQa6&d=n