Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në një status të publikuar në rrjetin e saj social, ministrja Kushi shprehet se:

“Për mua personalisht, s’ka kënaqësi më të madhe se takimin e parë të punës ta filloja me përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve”, të cilëve iu garantova se do të kemi po të njëjtin bashkëpunim të ngushtë për të adresuar sfidat tona të përbashkëta në lidhje me përvojën shkollore.

Gjatë marrjes së detyrës nga Besa Shahini, u njoha më në detaje me punët e mira të realizuara që nga themelimi i këtij #parlamenti, e njëkohësisht, gjeta rastin t’i siguroj përfaqësuesit se do ta kem gjithmonë derën e hapur për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e cilësisë së arsimit”.

#ParlamentiNxënësve

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/131260048689438/?extid=OZALyK2ZRDiXcr06&d=n