Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Në një status së saj ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi shkruan:

Bashkë me kolegen time Eglantina Gjermeni ishim sot në gjimnazin “Bakushe Visha” në📍Fushë-Krujë, një #shkollë pritëse kjo edhe për nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Selman Daci” dhe shkollës 9-vjeçare “Gjon Luka”. Aty është bërë një #organizim shumë i mirë për vijimin e procesit mësimor edhe për këto dy shkolla të dëmtuara nga tërmeti.

 

Duke uruar nxënësit për këtë vit shkollor, me ta bashkëbiseduam mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, “RTSH Shkollën” dhe platformën “Akademi.al”.

 

Të gjithë bashkë ramë dakord se është e rëndësishme të mbajmë maskën, ruajmë distancën me njëri-tjetrin dhe respektojmë çdo masë tjetër që ka në fokus ruajtjen e shëndetit të tyre personalisht, mësuesve, prindërve e të afërmve të tyre gjithashtu.

 

#ShkollaTëSigurta

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/131523648663078/?extid=j5f5sKP8E38VkTJV&d=n