Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi inspektoi punimet që po kryhen në shkollën “Ramazan Jangozi”   nga fondet e buxhetit të shtetit në Thumanë.

“Një pjesë e shkollës së mesme të bashkuar ‘Ramazan Jangozi’ në Thumanë, e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, po rindërtohet sipas kushteve më të mira për të mirëpritur afro 300 nxënës të kopshtit dhe ciklit 9-vjeçar” – shprehet ministrja Kushi.

Ajo shton se punimet po vijojnë me intensitet të lartë dhe shumë shpejt shkolla do të jetë gati për të mirëpritur 300 nxënësit dhe fëmijët e zonës së Thumanës.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/134137551735021/?vh=e&extid=0&d=n